DIANE E HONAKER

Independent Distributor

6023847933

nutrition@flp.com

Produktet Forever Living

FOREVER i është dedikuar kërkimit të burimeve më të mira të natyrës për shëndetin dhe bukurinë dhe ofrimit të tyre tek njerëzimi. Ajo është shumë krenare për faktin se prej saj kanë përfituar miliona njërëz në mbarë botën dhe premton të vazhdojë të jetë në kërkim të cilësisë dhe përsosmërisë, duke garantuar kështu vazhdimësinë e ofrimit ndaj jush të gjithçkaje ju nevojitet për të ruajtur gjallërinë që meritoni!

Pije me Aloe Vera - Gëzojuni dobive të aloe veras në një mori varietetesh të shëndetshme e të freskëta xhelatine me aloe vera të stabilizuar. Përbërësi kryesor i të gjitha varieteteve është xhelatina me aloe vera, që ofron një plotësues të pasur për të ushqyerin e shëndetshëm. Pini cilëndo nga këto çdo ditë për të ndihmuar tretjen dhe përthithjen e ushqyesve, për t'i shtuar vitamina, minerale dhe aminoacide dietës suaj dhe, mbi të gjitha, për të promovuar një jetesë të mirë e të shëndetshme.

LEXONI MË TEPËR

Ushqimi - Produktet tona ushqimore plotësuese përmbajnë përbërës nga më cilësorët, të rritur apo mbledhur nga burimet më të mira dhe prodhuar me teknologjinë më të përparuar. Secili produkt ruan vlerën e vet ushqyese origjinale, duke inkurajuar si shëndetin e mirë ashtu dhe qetësi për mendjen.

LEXONI MË TEPËR

Produkte Bletësh - Produktet "Forever Living" ju ofrojnë një linjë të mrekullueshme me produkte bletësh 100% natyrale. Ne përdorim pajisje moderne, të dizenjuara enkas për të mbledhur dhe ruajtur përbërësit në gjendjen që i mban natyra. Të gjitha produktet tona të bletëve - Honey (mjaltë), Royal Jelly (xhelatinë), Bee Pollen (pjalm blete) and Bee Propolis (propol blete) - janë natyrale dhe të pasura nga përmbajtja ushqimore, nga kosheret drejt e te ju, ashtu siç i kanë bërë bletët për mijëra vjet.

LEXONI MË TEPËR

Kontrollimi i Peshës - Sot më shumë njerëz se kurrë ndonjëherë janë të vetëdijshëm për peshën e tyre dhe të pasurit e një jetese të shëndetshme. Çfarë do të konsideronit si dietë ideale për veten tuaj? Duhet të ketë shije të mirë, të jetë e lehtë për t'u mbajtur, të ngrejë nivelet e energjisë dhe, natyrisht, të mbajë larg kilet e tepërta. Lajm i mirë! Gama jonë e produkteve për kontrollimin e peshës ju ndihmon të bëni këtë e shumë më tepër. Lini që "Let Forever Garcinia Plus", "Forever Fast Break Energy Bar", "Forever Lite" and "Forever Lite Ultra" t'ju ndihmojnë të arrini synimet për kontrollimin e peshës.

LEXONI MË TEPËR

Kujdesi për Lëkurën - Lëkura jonë është në paravijë të mbrojtjes në luftën kundër ndotjes dhe irrituesve mjedisorë, prandaj duhet ta mbrojmë dhe përforcojmë me kujdes shtesë. Aloe vera, që përdoret më tradicionalisht si shërues natyror për qetësimin e lëkurës, është një mbrojtje ideale. Kemi dizenjuar produkte unike dhe të larmishme që funksionojnë natyrshëm duke e mbajtur lëkurën të njomë e duke i dhënë ushqyes dhe vitamina të domosdoshme. Produktet tona të kujdesit për lëkurën mund të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj efekteve të vrazhda të mjedisit, dhe përforcohen me "Vulën e Miratimit nga Këshilli Shkencor Ndërkombëtar Aloe"

LEXONI MË TEPËR

Linja kozmetike Sonya - "Sonya Colour Collection" është nga linja e vetme në botë e produkteve kozmetike me bazë aloe vera që ofron njëkohësisht kujdes për lëkurën dhe makijazh. Kombinimi unik i Sonya-s i përbërësve natyralë, që nga aloe vera safi dhe vitamina antioksiduese e deri te esencat detare dhe kamomili, mund të ndihmojnë në mbrojtjen, ushqimin dhe zbutjen e lëkurës. Ky koleksion i shkëlqyer lartëson ngjyrat e pasura të jetës me nuanca për çdo ton lëkure dhe çdo gjendje shpirtërore, dhe ka një larmi që ju lejon të ndryshoni pamje nga dita në natë. Lini që t'jua heqë Sonya pikëpyetjet e të dukurit bukur!

LEXONI MË TEPËR

Kujdesi Personal - Produktet "Forever Living" kanë kombinuar gjithë dobitë e xhelatinës aloe vera me përbërës të cilësisë më të mirë për t'ju ofruar një gamë produktesh personale natyrale që nuk kanë të dytë. Nga koka te këmbët, produktet tona kanë për t'ju mbuluar me aloe vera safi e të stabilizuar. Që nga locionet e xhelrat deri te shampot dhe pastruesit, dukuni dhe ndjehuni si s'ka më mirë me linjën tonë të plotë "Kujdesi Personal"!

LEXONI MË TEPËR